Aktualitet Prej ditësh në koma nga koronavirusi, vdes babai i gazetarit shqiptar

Prej ditësh në koma nga koronavirusi, vdes babai i gazetarit shqiptar

Humb jetën pas një lufte të gjatë me koronavirusin babai i gazetarit të njohur të Kosovës, Berat Buzhala.

Me një shënim në faqen e tij ne Facebook, ku ndan lajmin e dhimbshëm, Buzhala, shkruan se “pas një lufte të gjate me COVID’in ai nuk arriti të fitojë. Në sytë e mi, të vëllaut dhe dy motrave, kjo është humbja e tij e pare. Ne ishim jashtëzakonisht krenare qe e kemi pasë një babë sikur ai. Tash e kemi nanën”.

Mesazhi i gazetarit Buzhala

Miq dhe mikesha,

Sot ne ora 13.00 vdiq baba i jone, Bashor Gege Buzhala, ne moshen 72 vjecare. Pas nje lufte te gjate me COVID’in ai nuk arriti te fitoje. Ne syte e mi, te vellaut dhe dy motrave, kjo eshte humbja e tij e pare. Ne ishim jashtezakonisht krenare qe e kemi pase nje babe sikur ai. Tash e kemi nanen 🥰.

Baba, pervec prej ne kater femijeve, trashegohet edhe nga dhjete nipa dhe mbesa.

Varrimi eshte neser ne Çabiq. Per shkak te situates se pandemise ai do te zhvillohet vetem ne pranine e familjareve te aferm.

Ju te gjitheve ju falenderoj per interesimin qe e keni tregu gjate gjithe kesaj kohe. Ne te tjeret jemi te gjithe shendosh dhe mire.

T’ati ka lind me 19 mars te vitit 1948 prej prindereve Gege dhe Mane. Ai ishte vet i katerti vella dhe nje moter. Jeta e tij nuk ka qene aspak i lehte. Post mortem i jam mirenjohes per krejt angazhimin qe e ka bere per ne si familje.

Ju dua dhe ju falenderoj paraprakisht per ngushllimet e shprehura.