Kryesore Prekëse nga Infektivi në Tiranë: Nëna në intubim, lule nga fëmijët për...

Prekëse nga Infektivi në Tiranë: Nëna në intubim, lule nga fëmijët për ditëlindje

Nga Infektivi në Tiranë është publikuar një foto prekëse, por dhe ndërgjegjësuese njëherësh, ku tregohet për nënë nën intubim, fëmijët së cilës i kanë dërguar lule për ditëlindje.

Ka qenë vetë ministrja Manastirlliu, e cila e ka shfrytëzuar këtë skenë të dhimbshme njerëzore për të apeluar.

“Ju lutem ndaluni pak çaste për të parë këtë nënë që po lufton për jetën në Spitalin Infektiv.

Në ditën e saj të lindjes, në pamundësi për ta parë, fëmijët kanë dashur t’i tregojnë se i janë pranë, duke i sjellë një tufë lule në spital. Por ajo është në terapi intensive, e intubuar, vetëm për shkak të virusit të rrezikshëm, që merr jetë!

Të mos e lejojmë që #COVID19 të përhapet, duke rrezikuar jetën e njerëzve tanë të dashur.

Vendose Maskën!

Shpëto Jetë!”, shkruan ministrja.