Bota Premtimi i Macron: Katedralen Notrë Dam do ta rindërtojmë brenda 5 vitesh

Premtimi i Macron: Katedralen Notrë Dam do ta rindërtojmë brenda 5 vitesh

Presidenti francez Emanyel Makron i është drejtuar francezëve sërish me një fjalim të posacëm për zjarrin shkatërrimtar në Katedralen Notrë Dam.

Duke evokuar edhe njëherë historinë e sfidat e vendit edhe në të kaluarën, e përkundër deklaratave të ekspertëve se rindërtimi i Katedrales Notrë Dam do kërkojë vite të tëra, shefi i Elizesë ka folur për një afat optimist prej pesë vitesh.

“Gjatë historisë sonë ne kemi ndërtuar qytete, porte, kisha. S

humë prej tyre janë djegur e shkatërruar, por çdo herë ne i kemi rindërtuar. Zjarri tek Notrë Dam na kujton se historia jonë nuk ndalet kurrë. Ne do kemi gjithmonë sprova për të kapërcyer.

Ne jemi një popull ndërtuesish. Ne do ta rindërtojmë katedralen Notrë Dam edhe më të bukur.

Dua që puna për të të përfundojë brenda pesë vitesh”, ka premtuar Presidenti.

Makron ka deklaruar se do t’i rikthehet në një moment të dytë, fjalimit të paralajmëruar para kombit mbi situatën në vend me protestat e jelekëve të verdhë, që e anuloi për shkak të zjarrit që ra në Notrë Dam.