Ekonomi Premtimi i Ramës: Biznesit të vogël do t’i heqim edhe TVSH-në

Premtimi i Ramës: Biznesit të vogël do t’i heqim edhe TVSH-në

Pas heqjes së taksave deri në vitin 2029, Kryeministri Edi Rama ka premtuar se biznesit të vogël do t’i hiqet edhe TVSH, tatimi mbi fitimin.

Lajmin e ka bërë të ditur gjatë një konference për shtyp ku foli për marrjen e Eurobondit prej 650 milionë Euro në tregjet financiare ndërkombëtare.

Megjithatë, Kryeministri nuk dha detaje për sa kohë do të hiqet TVSH ndaj biznesit të vogël, pasi drafti është ende duke u përgatitur për të kaluar më pas në Parlament ku do të votohet si ligj.

“Ne do t’ju heqim edhe TVSH. Afatet do t’i konfirmojmë më tutje, dhe limitin do ta konfirmojmë më tutje. Qëllimi është që për disa vite minimalisht, në mos për deri në 2029, ata të mos kenë as tatim fitimi, as TVSH, dhe kjo do bëhet me ligj në Parlament dhe jo në program elektoral. Të gjithë ata që krijojnë punë të jenë njerëzit më të favorizuar në Shqipëri. Të gjithë ata emigrantë që kanë kursime ta shikojnë Shqipërinë si oportunitet për të hapur një biznes. Të gjitha projektet në agro-turizëm të jenë projekte 100% pa taksa faktikisht”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.