Politika “Pres në ankth t’i dëgjoj zërin”, Namik Dokle bën dedikimin prekës për...

“Pres në ankth t’i dëgjoj zërin”, Namik Dokle bën dedikimin prekës për të bijën mjeke në Itali

Ish-deputeti Namik Dokle ka rrëfyer shqetësimin e tij si prind për vajzën e tij mjeke, Manjolën, e cila është në krye të detyrës në Itali, në vijën e parë kundër COVID-19. Në një situatë jo të lehtë gjendet edhe ai si baba, teksa pret çdo ditë konfirmimin se vajza është mirë.

“Telefonata e mëngjesit, e pres me padurim, gati në ankth.

T’i dëgjoj zërin që të më thotë, si çdo ditë tjetër: “Jam mirë, babushi, po luftojmë! Kujdesuni për njëri-tjetrin.”

E pres edhe tani… Kanë kaluar 14 orë pa pushuar që ajo po kujdeset për 36 të sëmurë, gjashtë prej të cilëve në terapi intensive…Dhe unë pres…pres…pres…”,-shkruan Dokle.

Politikani Namik Dokle ka edhe një tjetër vajzë mjeke, Anikën, e cila çdo situatë të vështirë për shqiptarët, përpiqet të sjellë pozitivitet. Anika shpërndan ngjarjet më të bukura që kanë në fokus lindjen e jetës, kur në anën tjetër, lufta me COVID-19 merr të tilla çdo minutë.