Kryesore Presidenca, nesër tjetër konferencë për mediat: E rëndësishme…

Presidenca, nesër tjetër konferencë për mediat: E rëndësishme…

Burime zyrtare pranë Presidencës njoftojnë se ditën e nesërme, më datë 31 korrik, në orën 12:00 do të ketë një konferencë për mediat.

Tema e konferencës së ditës së mërkurë nuk është bërë publike, por burimet pohojnë se bëhet fjalë për një çështje shumë të rëndësishme.

Kujtojmë se pyetjeve të shumta të gazetarëve gjatë konferencës së ditës së sotme, Presidenti Ilir Meta, ndër të tjera iu “përgjigj” duke i kërkuar të kenë durim pasi ajo nuk do ishte dalja e tij e fundit për korrikun.