Sport Presidenti Demi: Partizani nuk e ul kokën, shiheni të dielën…

Presidenti Demi: Partizani nuk e ul kokën, shiheni të dielën…

Presidenti i Partizanit, Gazmend Demi, dha një prononcim të shkurtër para derbit në përfundim të mbledhjes së presidentëve të Superiores në FSHF.

Partizani duket në gjendje jo të mirë para derbit…

Partizanin do ta shohim të dielën, nëse është në gjendje të mirë apo të keqe. E diela vjen shpejt. Presim te dielën dhe shpresoj të na ecë goli.

Jeni i zhgënjyer me startin?

Jo nuk jam i zhgënjyer. Pse të jem? Tre pikë prapa dy ekipeve jemi.

Kërkoni patjetër fitoren?

Nuk ka patjetër, sepse është fillimi. Kemi kohë. Partizani tregon që nuk e ul kokën. Eksperiencën e ka dhe do të duket çdo gjë të dielën. Shpresojmë të jetë një ndeshje e bukur.

Si po shkojnë punimet në kompleks?

Po ecin, por jo aq sa e prisnim. Shpresoj në fazën e tretë të jetë gati.

Do ta bënte të kënaqshëm fillimin e sezoni suksesi në derbi?

Për këtë duhet të pyesni stafin teknik.

A është Tirana më e fortë që do përballeni?

S’e mbaj mend. Nuk jam teknik të them është më e fortë apo më dobët.