Bota Presidenti finlandez dhuron 200 mijë euro për fëmijët e varfër

Presidenti finlandez dhuron 200 mijë euro për fëmijët e varfër

Presidenti finlandez Sauli Niinisto ka dhuruar 200,000 euro për fëmijët e varfër, që ata të mund të arsimohen.

Sipas mediave finlandeze, presidenti ka vendosur t’u dhurojë shoqatave dhe organizatave humanitare paratë e mbetura pas fushatës presidenciale të vitit 2018.

Ai dhuroi 200,000 euro të mbetura, duke kërkuar që paratë të shpërndahen për fëmijët e familjeve të pafavorizuara në mënyrë që ata të mund të sigurojnë vetë libra, kompjuterë dhe pajisje të tjera të nevojshme për arsim.

Presidenti i Finlandës mblodhi gati një milion e gjysmë euro dhurime gjatë fushatës zgjedhore.