Politika Presidenti grek: Nuk jemi kundër perspektivës europiane të Shqipërisë, çamët bashkëpunëtorë të...

Presidenti grek: Nuk jemi kundër perspektivës europiane të Shqipërisë, çamët bashkëpunëtorë të nazistëve

Në prag të festës kombëtare, Presidenti i Republikës greke, Prokopis Pavlopoulos ka artikuluar mesazhe ndaj gjithë vendeve fqinje me të cilat Greqia ka probleme, përfshirë natyrisht edhe Shqipërinë.

Sa i përket Shqipërisë fqinje, nuk jemi kundër perspektivës së saj europiane”, deklaron presidenti grek.

Por Pavlopoulos shton se kjo ka si kusht respektimin e shtetit të së drejtës dhe gjithë të drejtave themelore të njeriut.

Rrjedhimisht, sjellje si ato ndaj minoritetit etnik grek, që cenojnë brutalisht vlerën e jetës njerëzore apo shkelin të drejta themelore si p.sh. e drejta mbi pronën, përbëjnë një pengesë të pakalueshme për një kurs normal të Shqipërisë drejt Europës. Ashtu sikurse përbën pengesë pretendimi pa asnjë bazë i gjoja të drejtave të shqiptarëve çamë, bashkëpunëtorë të paskrupullt të nazistëve, siç është dëshmuar historikisht”, nënvizon presidenti grek në mesazhin drejtuar kombit me rastin e festës kombëtare të 25 Marsit.