Kryesore Presidenti i KiE viziton sot Tiranën, zbardhet axhenda

Presidenti i KiE viziton sot Tiranën, zbardhet axhenda

Donald Tusk, Presidenti i Këshillit të Evropës, viziton sot Tiranën. Zyrtari i lartë i Bashkimit Evropian do të pritet në orën 15:00 nga kryeministri Edi Rama, ndërsa do të ketë dhe takime me aktorët politikë kryesor në vend.

Pas takimit me kryeministrin, kreu i KiE do të mbajë edhe një konferencë për mediat në orën 15:35.

Ndërsa paradite, Tusk do të jetë në Maqedoninë e Veriut.

Në 18 tetor, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin përgjigje përfundimtare për hapjen ose jo të negociatave me Bashkimin Evropian.