Sport Presidenti i Lazios mund të tërheqë ekipin nga Serie A

Presidenti i Lazios mund të tërheqë ekipin nga Serie A

Ndoshta nuk do ta vërë në zbatim, por lajmet që vijnë nga Italia flasin për një kërcënim të presidentit të Lazios, Claudio Lotito. Bardhekaltrit, pas episodeve të ndeshjes së djeshme ndaj Torinos, po mendojnë tërheqjen nga kampionati. Ashti si Igli Tare, edhe presidenti Lotito mendon se ndaj skuadrës së tij po bëhen sulme për ta lënë jashtë zonës Champions.

Lotito ka heshtur në përfundim të ndeshjes, ndërkohë që Tare u shpreh shumë i zhgënjyer, duke kërkuar respekt për ekipin e tij. Arbitri Giaccomelli dje nuk akordoi një 11-metërsh për Lazion, ndërkohë që dha karton të kuq për Immobilen, i cili goditi Burdison. Të gjitha ndikuan këto që në pjesën e dytë Lazio të humbte ndeshjen. Nëse do të kishte fituar, atëherë ekipi do të ishte 5 pikë larg kreut, për më tepër, me një ndeshje më pak, atë me Udinesen.