Kryesore Presidenti i PE: Europa e gatshme të asistojë Shqipërinë pas tërmeteve

Presidenti i PE: Europa e gatshme të asistojë Shqipërinë pas tërmeteve

Reagimeve pas tërmeteve që goditën vendin tonë gjatë fundjavës i shtohet edhe Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli.

Në një postim në faqen e tij zyrtare në Twitter, kreu i PE shpreh solidaritetin e tij për personat e lënduar dhe ata që humbën shtëpitë ndërsa thotë se Europa është e gatshme ta asistojë Shqipërinë.

“Në këto orë të vështira qëndrojmë pranë shqiptarëve. Mendime tona shkojnë për ata që kanë mbetur të plagosur apo kanë humbur shtëpisë. Europa është e gatshme të asistojë në rikuperimin dhe rindërtimin”.