Aktualitet Presidenti i Urdhrit të Stomatologëve: Vendimi ynë i bazuar në ligj, qeveria...

Presidenti i Urdhrit të Stomatologëve: Vendimi ynë i bazuar në ligj, qeveria nuk ndërhyn dot

Dyfishimi i tarifave për shërbimet dentare ka prodhuar reagime të ashpra, me shumë gazetarë, ekspertë ekonomie që janë shprehur kundër, bashkë me ta edhe Ministria e Shëndetësisë.

Por presidenti i Urdhrit të Stomatologëve, Nikollë Deda, është shprehur në studion e A2 Debat se vendimi për të përcaktuar tarifat e shërbimeve dentare është i bazuar në ligj. “Më duket se këtu duan “karburant” për problematikë”. Ligji thotë se urdhri përcakton standarde dhe i monitoron ato. Kjo do të thotë se përcakton edhe çmimet. Ne nuk kemi asnjë çmim të rritur”, tha Deda.

Urdhri i Stomatologut e ka justifikuar këtë lëvizje me synim shmangien e abuzimeve, ndërsa sipas Dedës, qeveria nuk ka asnjë mundësi të ndërhyjë në këtë vendim. “Vendimi i qeverisë për ndërhyrje të profesionet e rregulluara është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.

Ne përcaktuam vijën e kuqe për stomatologët që kanë kthyer në tregti një nga profesionet më të nderuara në mjekësi. Kjo është pjesa më e mirë e shërbimeve mjekësore në Shqipëri. Niveli i stomatologëve është më i lartë se i Parlamentit”, shtoi ai.