Kryesore Presidenti Meta dekreton 3 ligje, kthen në Kuvend ligjin për planifikimin dhe...

Presidenti Meta dekreton 3 ligje, kthen në Kuvend ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar 3 ligje dhe ktheu për rishqyrtim një të katërt që ishin miratuar së fundmi nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë.

Kreu i Shtetit dekretoi ndryshimet në ligjin për mbrojtjen e faunës, marrëveshjen e Ministrisë së Financave dhe FSHZH me KfW Frankfurt Am Main për furnizimin me ujë të zonave rurale dhe ligjin për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit.

Por presidenti Meta i ktheu Kuvendit ndryshimet në ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit pasi sipas tij nuk është konsultuar me ministritë e tjera që lidhen me përmbajtjen dhe efektet e aktit, apo me grupet e interesit.

Kthimi i këtij ligji pritet të diskutohet në shtator, pasi Kuvendi i ka mbyllur punimet për këtë sesion.