Politika Presidenti Meta: Një ambasadë në Tiranë shantazhoi sot zëdhënësin tim

Presidenti Meta: Një ambasadë në Tiranë shantazhoi sot zëdhënësin tim

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi është shantazhuar nga një ambasadë në Tiranë. Vetë Presidenti i Republikës e konfirmon në një postim në Facebook.

Meta shkruan se zëdhënësi i tij Tedi Blushi u shantazhua gjatë ditës së sotme pas një postimi që ka bërë në Facebook. Sipas kreut të shtetit, ambasada i kërkoi zëdhënësit të Presidencës që të fshijë postimin brenda 30 minutash.

Meta thotë se ka kërkuar nisjen e hetimeve, ndërsa nga ana tjetër paralajmëron diplomatët nëse rezulton i vërtetë kërcënimi ndaj zëdhënësit të Presidentit të Republikës.

“Po, zëdhënësi im, z.Tedi Blushi është shantazhuar në emër të një Ambasade të huaj në Tiranë, që të tërheqë një postim të bërë sot paradite për shkak të detyrës brenda 30 minutash. Kam kërkuar hetim të menjëhershëm. Shpresoj të jetë lojë e Rilindjes, por mjerë ata diplomatë që mund të kenë kërcënuar Zëdhënësin e Presidentit të Republikës”, shkruan Presidenti Ilir Meta.