Politika Presidenti Meta nuk humbet kohë, dekreton Evis Kushin si ministre të Arsimit

Presidenti Meta nuk humbet kohë, dekreton Evis Kushin si ministre të Arsimit

Kryeministria ka dërguar sot në presidencë emrin e Evis Kushit për dekretim në postin drejtues të Ministrisë së Arsimit. Ky hap vjen pak ditë pas largimit të Besa Shahinit nga ky institucion, i cili ka qenë shpeshherë në fokus të kritikave nga kundërshtarët politikë.

Kreu i Shtetit sipas Kushtetutës kishte afat shtatë ditë për këtë vendim, por zgjodhi ta dekretojë pa humbur kohë ministren e re të Arsimit. Kryeministri i vendit, Edi Rama ndryshimet në kabinetin qeveritar i bëri më 14 shtator, ndërsa e falënderoi publikisht Besa Shahini për kontributin e dhënë në drejtimin e kësaj ministrie.

Sipas kryeministrit, në shtatë vjet qeverisja socialiste ka ndryshuar në mënyrë radikale arsimin.