Aktualitet Presidenti Meta uron 7 Marsin

Presidenti Meta uron 7 Marsin

Presidenti Ilir Meta ka uruar festën e 7 Marsit për të gjithë mësuesit dhe pedagogët shqiptarë.

Nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social Facebook, kreu i shtetit shkruan: “Të dashur mësues, pedagogë e profesorë shqiptarë: Gëzuar nga zemra 7 Marsin, Ditën e Mësuesit! Nderim përjetë, respekt dhe mirënjohje ndaj veprës tuaj të ndritur dhe suksese në misionin fisnik të përçimit të dijes dhe vlerave qytetare e atdhetare!”