Bota Presidenti polak, ftesë Perëndimit për “luftë” ndaj Rusisë: Ka aspirata imperialiste

Presidenti polak, ftesë Perëndimit për “luftë” ndaj Rusisë: Ka aspirata imperialiste

Presidenti polak, Andrzej Duda ka paralajmëruar kthimin e aspiratave imperialiste në Evropë, duke kritikuar para së gjithash Rusinë.

“Kohët e fundit, ne shohim, përfshirë në Evropë, kthimin e aspiratave imperialiste, përpjekjet për ndryshime të dhunshme të kufijve, sulme ndaj shteteve, kapjen e territoreve”, tha ai të dielën në një fjalim që shënoi 80-vjetorin e shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore.

Në ceremoni morën pjesë gjithashtu Zv/Presidenti i SHBA Mike Pence dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel.

Edhe pse ai nuk e përmendi drejtpërdrejt Rusinë, Duda përmendi operacionet ushtarake në Gjeorgji në vitin 2008 dhe në Ukrainë në vitin 2014, të cilat çuan në ndryshime të kufijve, si një shembull i aspiratave imperialiste, raporton AFP.

“Ju e dini se çfarë ndodhi në Gjeorgji në 2008 dhe në Ukrainë në 2014 deri më sot? Kufijtë janë zhvendosur, okupimi, të burgosurit e luftës, provokimet ushtarake”, vuri në dukje ai.

“Unë u bëj thirrje të gjithë liderëve të Evropës dhe botës, anëtarëve të NATO-s dhe Bashkimit Evropian që të nxjerrin një mësim nga kjo situatë”, shtoi Duda.

Duda u bëri thirrje liderëve të Evropës dhe shteteve të tjera që të ngrihen pranë agresorëve dhe të mos u nënshtrohen atyre.

“Duhet të ketë sanksione dhe veprim vendimtar. Duhet të jetë e qartë se çdo agresion ushtarak do të përballet me një reagim vendimtar dhe të fortë”, vazhdoi presidenti polak.

“Mbyllja e syve tuaj nuk është një recetë e mirë për ruajtjen e paqes. Është një metodë e mirë për të inkurajuar njerëzit agresivë, duke u dhënë atyre dritën e gjelbër për sulme të reja”, shtoi ai.

Presidenti rus Vladimir Putin nuk u ftua në ceremoninë në Varshavë, dhe zyrtarët polakë e shpjeguan këtë duke përmendur aneksimin e gadishullit ukrainas të Krimesë dhe duke zgjedhur të ftojnë vetëm udhëheqësit e NATO-s, BE-së dhe Partneritetit Lindor, organizata në të cilat Rusia nuk merr pjesë.