Politika Pretenca për Salianjin/ Basha: Askush s’do na e mbyllë gojën

Pretenca për Salianjin/ Basha: Askush s’do na e mbyllë gojën

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas kërkesës se Prokurorisë për të dënuar me burg ish deputetin Ervin Salianji, si i pandehur ne çështjen e njohur si “Babale”.

Basha shprehet se Edi Rama ka rikthyer në Shqipëri gjyqet politike kundër opozitës, si dhe shton se pretence e dy prokurorëve të korruptuar është përcaktuar nga kryeministri një ditë pas publikimit të skandalit.

“30 vjet pas rrëzimit të diktaturës, Edi Rama rikthen në Shqipëri gjyqet politike kundër opozitës. Për të dënuar Ervin Salianjin, që denoncoi me fakte, përfshirjen e vëllait të Ministrit të Brendshëm në trafik droge, Edi Rama përdori dy prokurorë të korruptuar, Kolë Hysenaj dhe Genci Qana, që zbatuan sot skenarin e dështuar për t’i mbyllur gojën opozitës. Pretenca e dy prokurorëve të korruptuar është paracaktuar nga Edi Rama që të nesërmen e publikimit të skandalit.

Askush, nuk do të arrijë kurrë t’i mbyllin gojën as Ervin Salianjit dhe asnjë përfaqësuesi politik të Partisë Demokratike. Beteja jonë me krimin e organizuar, dhe denoncimi i lidhjeve të krimit të organizuar me Qeverinë e Edi Ramës dhe shërbëtorëve të tij në drejtësi, nuk ka për tu ndalur”, deklaroi Basha.