Kulturë “Pretty Woman” e Hollywood mbush 53 vjeç

“Pretty Woman” e Hollywood mbush 53 vjeç

Buzëqeshja më e famshme e Hollywood-it mbush sot 53 vjeç. Natyrisht që flasim për Julia Roberts, që pasi zbarkoi në Instagram para nja dy vitesh, është sërish një nga yjet më të dashura të kinemasë. Meritë jo vetëm e buzëqeshjes së saj ngjitëse, por edhe për disa role që kanë hyrë në histori dhe në zemrat e fansave si Vivian Ward në “Pretty Woman” ose roli i Anna Scott në “Notting Hill” (film i cili pikërisht këtë vit festoi 20-vjetorin e daljes në sallat e kinemasë). Sa i përket Julias së “vërtetë”, mund të thuhet se nuk ka ndryshuar shumë nga vajza që u përjetësua nga paparacët në 1986 nën shoqërinë e  vëllait Eric Roberts.

Sigurisht që pamja u rafinua, siguria e bëri ende më eksplozive dhe ajo pamje unike shenjoi kinemanë botërore për dekada, dhe nga ana tjetër Julia është emblema më e mirë e bukurisë natyrale pa ndërhyrje. Aktore e madhe, e zgjedhur tre vite më parë (pikërisht në 50-vjetorin e saj), për herë të pestë si gruaja më e bukur në botë nga revista People. Julia ka ditur të jetojë hijshëm dhe me pak skandale. Sigurisht që ka pasur shumë marrëdhënie për kopertinë: disa ishin histori të thjeshta dashurie (Dylan McDermott dhe Matthew Perry), disa kanë përfunduar një hap pranë “Po-së”, (si ajo me Kiefer Sutherland), dhe dy lulëzuan në martesë. E para me me Lyle Lovett, këngëtar country nga 1993 deri 1995; ndërsa e dyta Danny Moder, baba i tre fëmijëve të saj, zgjat që nga viti 2002. Për 53-vjetorin e saj zgjedhim një galeri fotosh që tregon evolucionin e stilit të një dive që e kanë dashur edhe stilistët e mëdhenj si Valentino, Gucci dhe Armani.