Sport Prezantim unik: Dje po ecja mes lopëve, sot drejtoj Barcelonën

Prezantim unik: Dje po ecja mes lopëve, sot drejtoj Barcelonën

Quique Setien është prezantuar si trajneri i ri i Barcelonës dhe ndihet në qiellin e shtatë. Ky është shansi i jetës për 61-vjeçarin dhe ai beson shumë te entuziazmi.

Vlerësimi për Valverden nuk mungon dhe së shpejti do komunikojë më të për t’i marrë ndonjë këshillë. Në fund lojtarët. Leo Messi është unik, por Setien tenton të futet në zemrat e tyre dhe mendon se të gjithë lojtarët janë të tillë.

“Jam një person emocional dhe kjo është një ditë speciale për mua. Do të përpiqem t’i transmetoj gjithë entuziazmin tim lojtarëve. Dje po ecja mes lopëve të vendit tim, sot bëra stërvitjen e parë si trajner i Barcelonës. Është e jashtëzakonshme.

E vlerësoj mënyrën e të punuarit të Valverdes dhe principet e tij. E falënderoj për atë që ka bërë dhe do të tentoj të komunikoj me të, sepse shumë gjëra të punës së tij do të më vlejnë.

Lojtarët? Jo vetëm Messit, por të gjithë lojtarëve u thashë që janë të jashtëzakonshëm. Jam zbavitur gjithmonë sa herë që kam ndjekur një ndeshje të Barcelonës. Leo nuk është i vetmi që është unik, kështu janë edhe të tjerët. Do të tentoj të zgjidh çdo problem që mund të kenë lojtarët e mi“, përfundon trajneri i ri i ekipit katalanas.