Aktualitet Prezantohej si agjent i policisë, arrestohet 42-vjeçari mashtrues në Tiranë

Prezantohej si agjent i policisë, arrestohet 42-vjeçari mashtrues në Tiranë

Prezantohej si agjent i Policisë kriminale, dhe më këtë autoritet mashtronte qytetarë të ndryshëm të Tiranës. Rasti i çuditshëm doli në pah pas një denoncimi të një qytetari i cili i telefonoi 112-ës duke denoncuar se një shtetas lëvizte me armë zjarri me vete dhe prezantohej si agjent “Imer Ndregjoni” në Tiranë.

Policia organizoi një kontroll që si përfundim solli arrestimin në flagrancë të shtetasit me iniciale A.TH., 42 vjeç,  të cilit iu sekuestruan një pistoletë, një dokument policie dhe pranga.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku shtetasi do të procedohet për veprat penale “Vjedhja” e “Mashtrimi”.