Kryesore Primaret e PD: Kush i fitoi qytetet e mëdha

Primaret e PD: Kush i fitoi qytetet e mëdha

Anëtarësia e Partisë Demokratike dhe simpatizantë të kësaj force politike votuan këtë të diel përmes procesit të primareve për të zgjedhur kandidatët e opozitës për kryetarë bashkie në zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Igli Cara është kandidati fitues me primaret e Partisë Demokratike në bashkinë e Durrësit. Ai ka arritur të marrë 1399 vota, ndërsa rivali i tij Armand Dervishit ka marrë 299 vota, 3 vota janë shpallur të pavlefshme.

Edhe Luçiano Boçi ka fituar Primaret dhe do të garojë për bashkinë e Elbasanit. Në votim kanë marrë pjesë gjithsej 2183 anëtarë dhe simpatizantë të PD. 2168 persona kanë votuar pro Boçit, 7 kundër dhe 8 vota kanë dalë të pavlefshme. Boçi i cili garonte i vetëm, më herët ka deklaruar se ka edhe mbështetjen e grupit të Alibeajt. Me fitimin e Primareve, Boçi pritet të lërë mandatin e deputetit, mandat të cilin e merr Qani Xhafa.

Në Korçë, Ledina Alolli është shpallur fituese me 619. Gjergji Gjata ka marrë 426, ndërsa Entela Dvorani 47. Te pavlefshme 16 vota.

Kandidatët e PD për kryetar bashkie:

1- Tepelena Baftjar Imeri

2- Gjirokastër Dorjan Lani

3- Poliçan Behar Xhaferraj

4- Skrapar Eugen Mustafallari

5- Vau Dejës Zef Hila

6- Selenicë Leonard Rakipaj

7- Dimal Gentjan Meçe

8- Roskovec Nerdit Hazizaj

9- Kolonjë Ethem Lumani

10- Shkodër Bardh Spahia

11- Patos Sofie Alushaj

12- Berat Zija Ismaili

13- Mallakastër Resmi Shanaj

14- Memaliaj Albert Malaj

15- Shijak Rezart Tushaj

16- Pogradec Zini Tollozhina

17- Libohovë Adil Xhelili

18- Lushnje Edurat Sharkaj

19- Devoll Elvis Hajdërlli

20- Kurbin Behar Haxhiu

21- Divjakë Aurel Malko

22- Mallakastër Resmi Shanaj

23- Rroskovec Erdit Hazizaj

24- Vorë Indrit Hoxha

25- Korçë Ledina Alolli

26- Vlorë Hysni Sharra

27- Durrës Igli Cara

28- Peqin Mustafa Pashja

29- Përrenjas Suzana Topi

30 – Belsh Bedri Qypi

31- Librazhd Shefki Çota

32- Cërrik Servet Duzha

33- Klos Bedri Hoxha

34- Delvinë Ilir Mehmeti

35- Konispol Fatmir Shero

36- Përmet Edmond Komino.

37- Këlcyrë Arjan Kasa

38- Bulqizë Defrim Fiku

39- Elbasan Luçiano Boçi

40- Krujë Ndriçim Babasi

41- Ersekë Albert Malaj