Extra Princesha e Holandës refuzon pagën 1,6 milionë euro në vit: Nuk kam...

Princesha e Holandës refuzon pagën 1,6 milionë euro në vit: Nuk kam bërë asgjë që ti meritoj

7 dhjetorin e ardhshëm princesha Catharina Amalia e Holandës, fëmija i parë i mbretit Ëillem-Alexander dhe mbretëreshës Maxima, do të mbushë 18 vjeç dhe kështu do të ketë të drejtën e pagës mujore prej 1,6 milionë eurosh në vit që qeveria holandeze i ka përcaktuar.

Por pasardhësja e fronit mbretëror nuk i do këto para, pasi sipas nuk ka bërë asgjë që t’i meritojë, aq më tepër në këtë periudhë historike botërore në krizë nga pandemia dhe kështu që i ka refuzuar duke i dërguar një letër kryeministrit Mark Rutte.

“Më 7 dhjetor 2021 do të mbush 18 vjeç, dhe sipas ligjit do të marr një përfitim financiar – ka shkruar princesha në letrën e publikuar nga transmetuesi publik NOS -. Ky fakt më bën të ndihem shumë në siklet, të paktën derisa mund të ofroj diçka në këmbim, aq më tepër në një moment kur studentët e tjetër po jetojnë një periudhë shumë të vështirë për shkak të Covid”.