Bota Princi Philip dorëzon patentën

Princi Philip dorëzon patentën

Duka i Edinburgut ka hequr dorë nga patenta dhe ua ka dorëzuar autoriteteve britanike.

Veprimi i tij vjen pasi 97-vjeçari u përfshi në një aksident para një muaji, ku përplasi me fuoristradë një autoveturë tip Kia.

Dy ditë më vonë pas këtij aksidenti, policia këshilloi Princin Philip që të vendoste rripin e sigurimit, pasi ishte fotografuar duke drejtuar makinën pa e vendosur. Pallati Mbretëror tashmë ka njoftuar se Duka i Edinburgut ka dorëzuar patentën e tij ditën e shtunë. Edhe policia konfirmoi se ka marrë patentën e Princit 97-vjeçar.

BBC raporton se ka mësuar që Duka i Edinburg të ketë pranuar se aksidenti i muajit të kaluar ndodhi për faj të tij. Nga aksidenti mbeti e lënduar drejtuesja e makinës, e cila fillimisht bëri kritika dhe ishte e zhgënjyer pasi askush nga familja mbretërore nuk ishte interesuar për të.

Por, disa ditë më vonë, vet Princi Philip i dërgoi asaj një letër të personalizuar dhe i kërkonte falje për aksidentin e shkaktuar.