Bota Princi William “bëhet” agjent sekret: Eksperiencë që të bën më të përulur

Princi William “bëhet” agjent sekret: Eksperiencë që të bën më të përulur

Është princi i Uellsit, dikur do të bëhet mbret i Mbretërisë së Bashkuar, kreu formal i shteteve si Australia dhe Kanadaja, por dëshira e tij e madhe paska qenë… të bëhet si James Bond.

Pallati mbretëror anglez njoftoi se Princi William ka marrë pjesë në një trajnim disa javor në agjencitë e shërbimit sekret britanik, nga e famshmja MI6, deri tek agjenci më specifike por sërish të rëndësishme si MI5 dhe GCHQ.

Sipas deklaratës, princi pati mënyrë të shikojë “punën e jashtëzakonshme që agjencitë e sigurisë kombëtare kryejnë në vend dhe jashtë territorit”. Fillimisht William pati një eksperiencë në MI6, agjencia që operon në mënyrë sekrete jashtë territorit britanik.

Më pas, eksperienca me MI5 që merret në mënyre specifike me anti-terrorizmin dhe ajo në GCHQ që i vuri në dispozicion teknologjitë më të larta të spiunazhit, kanë qenë sipas princit “një eksperiencë që të bën më të përulur ndaj kontributit që këto agjenci kryejnë për vendin. Punojnë në mënyrë sekrete, shpesh nuk kanë mundësi të flasin me familjet dhe miqtë për punën që bëjnë ose stresin që përballojnë. Por kanë një patriotizëm të pashoq dhe ne duhet t’i jemi gjithmonë mirënjohës”, deklaroi vetë princi William pas eksperiencës së tij.