Extra Prindër mos besoni në mite për të parandaluar ftohjen

Prindër mos besoni në mite për të parandaluar ftohjen

Ashtu si me shumë aspekte të tjera të prindërimit, kur është fjala për parandalimin e ftohjes, shumica e prindërve besojnë në këshillat nga më të moshuarit. Për të parandaluar ftohjet, shtatë nga çdo 10 prindër të intervistuar gjatë një sondazh të ri raportojnë se kanë përdorur strategji të pavërtetuara shkencërisht, si p.sh t’u thonë fëmijëve të mos dalin jashtë me flokë të lagur. Ky është një zbulim nga një studiues në spitalin e C.S. Mott Children’s in Michigan, i cili u kërkoi më shumë se 1000 prindërve me fëmijë në mes të moshës 5 dhe 12 vjeç, të tregojnë se cilat praktika ndjekin për të parandaluar të ftohtin.

Por prindërit gjithashtu pohuan se po përdorin edhe disa metoda të mbështetura nga shkenca për të ruajtur shëndetin e fëmijëve, të tilla si mësimi i larjes së duarve, higjiena personale, shmangia e kontaktit me njerëzit e sëmurë, etj.

Rreth 70% kanë raportuar gjithashtu se besojnë në “strategjitë folklorike” për të parandaluar ftohjet dhe 51% kanë thënë se përdorin multivitaminat, për të cilat nuk është vërtetuar nëse vërtet ndihmojnë në këtë aspekt.

Dr. Katherine Williamson, një pediatre në Orange County të Kalifornisë dhe zëdhënëse e Akademisë Amerikane të Pediatrisë, tha se ajo nuk është e habitur të dëgjojë shumë prindër që ende besojnë në strategjitë e vjetra, veçanërisht në këtë epokë ku kemi mbingarkesë informacioni.

Këtu janë disa nga strategjitë e përdorura nga prindërit në lidhje me parandalimin e ftohjeve të fëmijëve të tyre.

Miti: Mund të sëmureni nëse dilni jashtë me flokë të lagura.
Realiteti është se nuk sëmureni duke dalë jashtë me flokë të lagura. Williamson shpjegoi se për të marrë ftohje, duhet të ekspozoheni ndaj një agjenti infektiv dhe ndonëse flokët e lagur mund t’ju duket sikur shkaktojnë këtë problem. Flokët e lagura nuk ju bëjnë më të ndjeshëm ndaj agjentëve infektivë, të cilët janë përgjegjëse për të ftohtin e zakonshëm.

Miti: Mund të ftoheni nëse jeni të ekspozuar ndaj të ftohtit
Williamson shpjegoi se në periudhën e motit të ftohtë, jemi më të ekspozuar ndaj viruseve. Ajo thotë se nga moti i ftohtë nuk mund të merrni ftohje, por se gjatë dimrit mund prekemi më lehtë nga viruset. Dr Sorana Segal-Maurer në një intervistë për CNN ka thënë: “Kur moti ftohet, ne të gjithë drejtohemi në ambiente të mbyllura ku riciklohet ajri, dhe për shkak të këtyre ambienteve që rrallë ajrosen ne mund të infektohemi me shpejt nga viruset”.

Miti: Përdorimi i multivitaminave dhe shtojcave mund të parandalojë të ftohtin
Fëmijët të cilët janë të shëndetshëm dhe hanë një dietë të ekuilibruar nuk kanë nevojë për plotësim shtesë të vitaminave, shpjegoi Dr. Michael Russo, një specialist i sëmundjes infektive në Spitalin e Fëmijëve të Filadelfias. “Multivitaminat kurrë nuk kanë treguar të kenë ndonjë efekt në parandalimin e ftohjes, tha ai, kështu që prindërit mund të kursejnë paratë”.