Sport “Prindërit horror”, torturuan fëmijët për 9 vjet, dënohen me 25 vite burg

“Prindërit horror”, torturuan fëmijët për 9 vjet, dënohen me 25 vite burg

I kanë pagëzuar si “prindërit horror”, pasi për vite me radhë i kishin nënshtruar fëmijët ndaj torturave mizore, duke i lënë edhe pa ngrënë.

Por pavarësisht abuzimeve, fëmijët e David dhe Luis Turpin thanë në një gjykatë të Kalifornisë se i falnin prindërit e tyre dhe se pavarësisht të gjithave i donin ata.

Burrë e grua u shpallën fajtor ditën premte për abuzime ndaj 12 prej 13 fëmijëve të tyre.

Ata u dënuan me 25 vite burg.

Çifti u arrestua në janar të 2018-tës, pasi vajza 17-vjeçare u arratis nga shtëpia e tmerrit në Perris.

Në banesë, policia zbuloi një realitet drithërues.

Fëmijët nga mosha 2 deri në 29 vjeç ishin të kequshqyer, një 22-vjeçar gjendej i lidhur me zinxhirë në shtrat, ndërsa 2 motrave të tij sapo u ishin hequr prangat.

Viktimave nuk u lejohej të laheshin më shumë se 1 herë në vit, nuk ishin në gjendje të përdornin tualetin dhe asnjë prej tyre nuk kishte shkuar tek dentisti.