Aktualitet Pritet një javë me reshje, meteorologu tregon se si do të jenë...

Pritet një javë me reshje, meteorologu tregon se si do të jenë temperaturat

Meteorologu i Meteoalb, Hakil Osmani tha në Euronews Albania se moti gjatë kësaj jave do të jetë i paqëndrueshëm, kryesisht në mesjavë.

Siç sqaroi meteorologu, pavarësisht se java ka nisur e kthjellët, e marta do të sjellë vranësira duke nisur kryesisht me zonat veriore.

E mërkura do të ketë reshje shiu ndërkohë që përmirësimin e motit do e vëmë re gjatë të enjtes dhe të premtes, por Osmani sqaroi se do të jetë i përkohshëm duke qenë se ka sinjale që fundjava të ketë prezencë të reshjeve.

“Sa i përket vlerave termike, gjatë ditës së sotme dhe të nesërme mbeten të larta. Pritet një rënie e ndjeshme e vlerave termike në fundjavë duke bërë që të zbresin deri në 0 gradë Celcius vlerat minimale në zonat malore”, – tha meteorologu.

Pyetur nga gazetarja Mulaj se kur duhet të përgatitemi për pranverën, Hakil Osmani u shpreh se jemi në kushtet e një pranvere normale, stinë e cila ngjason me vitet 90’, ndryshe nga pranverat e dekadave të fundit të cilat kanë qenë në vlera termike të larta.