Sport Pritja ka marrë fund! Zyrtarizimi i Sarrit tek Juvja çështje ditësh

Pritja ka marrë fund! Zyrtarizimi i Sarrit tek Juvja çështje ditësh

Pritja e gjatë ka marrë fund. Maurizio Sarri do të jetë trajneri i ri i Juventusit, nëse nuk ndodh ndonjë gjë e jashtëzakonshme gjatë fundjavës. Akordi mes trajnerit dhe drejtuesve të kampionëve të Italisë është arritur prej kohësh, madje edhe termat financiarë të kontratës, me Sarrin që do të firmosë për 3 vite me bardhezinjtë me një pagë prej 6 milionë eurosh në sezon.

Ngërçi i fundit ka të bëjë me presidentin e Chelsea-t, rusin Roman Abramovich i cili ende nuk ka ndezur dritën jeshile për të lënë të lirë Sarrin, por sipas asaj që raporton Gazzeta Dello Sport, gjithçka është çështje ditësh.

Sarri dëshiron të kthehet në Itali dhe vullneti i tij është para së gjithash, prandaj tashmë nuk ka më dyshime, pasuesi i Masimiliano Allegrit në stolin e bardhezinjve do të jetë tekniku aktual i Chelsea-t.