Extra Pritjes i erdhi fundi, ja kur nis “Breaking Bad”

Pritjes i erdhi fundi, ja kur nis “Breaking Bad”

Fansave të “Breaking Bad” do t’iu duhet të presin vetëm dy muaj për filmin e tij, El Camino. Netflixi i ngacmoi adhuruesit e serialit televiziv me trailerin e filmit dhe shkroi në Twitter se ai do të transmetohet në 11 tetor.

Aaron Paul do të rikthehet në rolin e karizmatikut Jesse Pinkman, por nuk është ende e qartë nëse publiku do të rishohë Bryan Cranston në personazhin e Walter White.

Seriali që zgjati 5 sezone u shndërrua në fenomen global dhe krijuesit e tij duket janë të vendosur ta zgjasin suksesin e dramës së lidhur me prodhimin e drogës.

Debutimin, Breaking Bad e pati në 20 janarin e 2008-tës dhe episodi i fundit “Felina” ishte shtatorin e vitit 2013. I xhiruar në Albuquerque të New Meksikos, ai rrëfen historinë e Walter White, një mesues kimie në gjimnaz i cili përballet me depresionin e vështirësive të shumta ndërsa diagnostikohet me kancer në mushkëri.

Së bashku me ish nxënësin e tij, Pinkman, White i hyn jetës së krimit duke prodhuar dhe shitur metamfetaminë të kristalizuar për të siguruar të ardhmen financiare të familjes së tij përpara vdekjes. Seriali është fitues i 2 çmimeve “Golden Globe“ dhe 10 çmimeve “Emmy Awards”.