Histori Pro-komunistja “L’Humanité”: Mit’hat Frashëri do themelojë në Nju Jork selinë e kriminelëve...

Pro-komunistja “L’Humanité”: Mit’hat Frashëri do themelojë në Nju Jork selinë e kriminelëve të luftës

Nga Aurenc Bebja*, Francë

“L’Humanité” ka botuar, të hënën e 12 shtatorit 1949, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me largimin e atdhetarit, shkrimtarit, diplomatit dhe politikanit të shquar shqiptar, z. Mit’hat Frashëri, nga Londra në Nju Jork, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Nju Jorku: selia e kriminelëve shqiptarë të luftës

Presidenti i bandës së kriminelëve të luftës të quajtur “Komiteti i Shqipërisë së Lirë”, Mit’hat Frashëri, u largua dje nga Londra me anëtarët e tjerë të “komitetit” të tij, për të shkuar në Shtetet e Bashkuara, ku do të themelojë selinë e tij.

*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania