Aktualitet Probleme me pasurinë, shkarkohet Kryetari i Gjykatës së Përmetit

Probleme me pasurinë, shkarkohet Kryetari i Gjykatës së Përmetit

Kryetari i Gjykatës së Përmetit, Pashk Gjaçi shkarkohet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, për problemet mbi pasurinë.

KPK mori vendimin paraditen e sotme.

Në seancën dëgjimore të 19 Marsit u evidentuan problemet që gjyqtari kishte në pamundësinë për të dokumentuar burimin e krijimit të pasurive që zotëron.

Kjo ishte fatale për gjyqtarin, ndërsa ai  mund të apelojë brenda 15 ditësh në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Pashk Gjaci ka punuar si avokat deri në vitin 2010 kur u emërua kryetar i Gjykatës së Përmetit, ndërsa të ardhurat e tij të vetë-deklaruara vijnë nga puna si avokat, nga paga si gjyqtar, nga paga e bashkëshortes si dhe nga fitimet nga pronat e patundshme.