Aktualitet Probleme me pasurinë/ Shkarkohet nga detyra gjyqtari i Apelit Vlorë, Hysen Saliko

Probleme me pasurinë/ Shkarkohet nga detyra gjyqtari i Apelit Vlorë, Hysen Saliko

Hysen Saliko, gjyqtar në Apelin e Vlorës është shkarkuar nga detyra. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka komunikuar sot vendimin në ngarkim të ish anëtarit të Këshillit të Drejtësisë, Saliko, i cili u gjet me probleme në deklarimin e pasurisë.

Trupa e gjykimit e KPK, e përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Etleda Çiftja dhe Suela Zhegu, pasi ka dëgjuar pretendimet e gjyqtarit dhe pasi vlerësoi tri shtyllat e mbi të cilën bazohet vetingu, pasurinë kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale, vendosi shkarkimin e tij, për shkak të problemeve me deklarimin e pasurisë.

Hysen Saliko e ka filluar karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 1994. Deri në vitin 2006, Saliko ka ushtruar detyrën si kryetar i Gjykatës Kolonjë dhe në vitin 2006 është transferuar si inspektor në ish-Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Në vitin 2010, Saliko është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Apelit Vlorë.