Sport Probleme për holandezin, De Ligt nuk udhëton me Juven në Rusi

Probleme për holandezin, De Ligt nuk udhëton me Juven në Rusi

Në derbin e të shtunës në mbrëmje ishte heroi i takimit, pasi i dha 3 pikët Juventusit me golin e shënuar ndaj Torinos, por mbrojtësi holandez Mathijs De Ligt nuk ka udhëtuar me bardhezinjtë drejt Moskës, ku do të përballen me Lokomotivën.

Sipas mediave pranë klubit bardhezi, De Ligt ka probleme me këmbën e majtë dhe gjatë këtyre ditëve nuk ishte stërvitur me skuadrën, ndërsa Sarri ka vendosur të mos e rrezikojë, pasi në fundjavë në “Allianz Stadium” do të vijë Milani.

Edhe Paulo Dybala ishte stërvitur veçmas gjatë këtyre dy ditëve, por sulmuesi argjentinas ka udhëtuar normalisht me skuadrën, ashtu si Pjaniç, Ronaldo, Higuain e të tjerë yje të ekipit bardhezi.