Bota Procesi i vaksinimit jep rezultatet e para në Britani, vdekjet në arrijnë...

Procesi i vaksinimit jep rezultatet e para në Britani, vdekjet në arrijnë nivelin më të ulët në 3 muaj

Britania e Madhe ka hyrë në një fazë të re të betejës kundër koronavirusit, ku në ditën e fundit rastet e reja të infektimeve ishin rreth 6000 mijë, ndërkohë që humbjet e jetës 144, bilanci më i ulët ky në 11 javët e fundit.

Autoritetet shëndetësore ndjehen shpresëplotë për të dhënat e fundit dhe për këtë ata i njohin meritat dhe procesit masiv të vaksinimit, ku deri në këto momente janë vaksinuar kundër koronavirusit 20 milionë persona.

Tashmë rëniet e infektimeve dhe fataliteteve iu kanë dhënë mundësinë autoriteteve të rishohin dhe masat shtrënguese, disa prej të cilave do të nisin të hiqen që prej 8 marsit.

Procesi i vaksinimit u përgëzua dhe nga kryeministri Johnson i cili iu bëri thirrje britanikëve të mos hezitojnë të marrin vaksinën, e cila sipas tij bën diferencën në luftën kundër koronavirusit.

Ulet numri i viktimave edhe në Itali

Itali raportoi mbi 17 mijë raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit nga 257 mijë tamponë të kryer në të gjithë vendin.  Ndonëse me luajtje të vogla ditore, numri i infektimeve të reja në vendin fqinj vijon të mbetet në nivele të larta.

Sipas buletinit të Ministrisë së Shëndetësisë 192 persona tjerë nuk ia dolën në betejën përballë virusit vdekjeprurës, duke e çuar bilancin total të viktimave që nga nisja e pandemisë në 97699.

Pas disa ditësh përmirësim është rritur dhe numri i pacientëve të shtruar në terapitë intensive si dhe repartet e tjera Covid të spitaleve.

Përsa i përket vaksinimit, në ditën e fundit janë vaksinuar 100 mijë persona.