Kuriozitete Prodhuesit e smartfonëve rikthejnë butonat

Prodhuesit e smartfonëve rikthejnë butonat

Një telefon Android me butona? Kjo duket pak e çuditshme për ditët e sotme pasi kemi shumë kohë që nuk shikojmë të tillë. Në kongresin botëror të telefonave, i cili u zhvillua në Barcelonë, Adrian Li Mow Ching tregoi një smartfon të ri me butona.
Telefoni F(x) tec Pro, ka një buton specifik në ekran që kur shtypet, anash telefonit del pjesa që përmban tastierën. Ideja fillestare e Ching ishte të kthente tastierën me butona tek konsumatorët. Gjithashtu, celularë të tjerë të cilit kishin tastierë me butona si, Black Berry Mobile dhe Punkt, u cilësuan tepër të veçantë.
“Telefonat mund të jenë tepër funksional edhe me butona pavarësisht se teknologjia dëshiron ti heqë qafe,” tha Chin.

Gjithashtu, ai u shpreh se në momentin që gjigantët e telefonave paraqitën telefonat e palosshëm, kuptoi se njerëzit tashmë duan të shikojnë diçka më ndryshe se sa një telefon si pllakë. Telefoni i ri ka paraqitjen e një smartfoni normal, por është pak më i rëndë.
F(x) tec Pro1 do të dalë në shitje në korrik të këtij viti dhe do të kushtojë 649 dollarë. Lianchen Chen, i cili dizajnoi telefonin thotë se u frymëzua nga një telefon pak a shumë i ngjashëm të menduar nga kompania Nokia, por që nuk u publikua asnjëherë.
Kompania “Planet Computer” është një kompani tjetër që prodhon telefona androidë me tastierë dhe butona. Gjatë vitit të kaluar, kompania krijoi me sukses një aparat të modernizuar, që u cilësua një “asistent digjital”, i cili mund të mbajë shumë të dhëna. Megjithatë, nuk ka ende asnjë lajmërim nëse industria e telefonave, po planifikon një rikthim të tastierës me butona. /BBC/