Kuriozitete Profeti Muhamed, Xhon Kenedi dhe përmendorja e Skënderbeut: Çfarë ka ndodhur më...

Profeti Muhamed, Xhon Kenedi dhe përmendorja e Skënderbeut: Çfarë ka ndodhur më 24 shtator?

622 – Profeti Muhamed, duke ikur nga Meka, arrin në Medina. Kjo ikje e tij në oazet e shkretëtirës, shënoi fillimin e kalendarit Mysliman.

1493 – Kristofer Kolombo niset për udhëtimin e dytë në Botën e Re.

1896 – Lindi shkrimtari Francis Scott Fitzgerald, i njohur më shumë për romanin e tij klasik amerikan, “Getsbi i Madh”. Bazuar në romanin e Fitzgeraldit u xhirua një film në vitet 1970 dhe u shkrua një opera në vitin 1999.

1915 – Ded Gjo’ Luli vritet nga forcat serbe – malazeze në Orosh të Mirditës. Lindur me 1840 në malësinë e mbi-Shkodrës, ai kishte marrë pjesë në qëndresën e organizuar nga Lidhja e Prizrenit më 1878 për mbrojtjen e Hotit dhe Grudës, pas miratimit të traktatit të Shën Stefanit për shkëputjen e këtij territori në favor të Malit të zi. Dede Gjo Luli është më i njohur për fillimin e kryengritjes së vitit 1911 për pavarësinë e rajonit të Malësisë nga perandoria osmane; kjo kryengritje shërbeu si shkëndijë për veprimet nga Luigj Gurakuqi, Ismail Qemali dhe Isa Boletini drejt shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Kryengritja e Malësisë rezultoi me ngritjen simbolike të flamurit shqiptar në majë të Deçiqit për herë të parë në 442 vitet e pushtimit osman (që pas rënies së Shkodrës, në vitin 1479).

1948 – Në Tiranë, Pleniumi XI përfundon punimet me vendimin që në kongresin e parë te planifikuar për më 8 nëntor të miratohej edhe ndryshimi i emrit nga Partia Komuniste e Shqipërisë në Partia e Punës e Shqipërisë.

1964 – Në Uashington, Komisioni Warren mbyll hetimin, duke arritur në përfundimin se Lee Harvey Oswald veproi i vetëm në vrasjen e presidentit amerikan Xhon Kenedi. Në kontrast me përfundimet e këtij komisioni, Komisioni i zgjedhur i Dhomës së Përfaqësuesve mbi Vrasjet (HSCA), në vitin 1978 arriti në përfundimin se Kennedy u vra ndoshta si rezultat i një komploti. HSCA nuk ka identifikuar ndonjë person tjetër ose grup të përfshirë në vrasjen, përveç Osvaldit, dhe shprehet veçanërisht se CIA, Bashkimin Sovjetik, krimi i organizuar, dhe disa grupe të tjera nuk janë përfshirë në këtë vrasje, edhe pse individë të këtyre grupeve, nuk përjashtohen nga mundësia e pjesëmarrjes në ‘të. Vrasja e Kennedit është ende subjekt i një debati të gjerë dhe ka lindur teori të shumta konspirative dhe skenarë alternativë. John Fitzgerald Kennedy, presidenti i 35 i Shteteve të Bashkuara, u vra të premten më 22 nëntor, 1963, në Dealey Plaza, Dallas, Teksas. Kennedy u qëllua për vdekje nga një snajper ndërsa udhëtonte me makinë me gruan e tij Jacqueline në një parakalim presidencial. Anketa të kryera mes viteve 1966 – 2003 kanë treguar se më shumë që 80 për qind e amerikanëve besojnë se vrasja e tij ishte një komplot ose e organizuar.

2006 – Në Miçigan, SHBA ngrihet përmendorja e Skënderbeut