Bota Profil / Kush është autori i masakrës në xhamitë e Zelandës së...

Profil / Kush është autori i masakrës në xhamitë e Zelandës së Re

Brenton Tarrant, suprematisti i bardhë 28 vjeçar, i cili vrau 49 besimtarë të mbledhur në namaz në dy xhami të Zelandës së Re, kaloi shtatë vitet e fundit duke udhëtuar në botë.

Është e vështirë të imagjinohet e kaluara dhe fëmijëria e një vrasësi kaq të qartë dhe të pamëshirshëm, i cili në këtë fotografi të marrë nga profili i tij në “Facebook”, shihet në krahët e babait të tij, me flokë të bardha dhe një buzëqeshje të lëkundur para aparatit.

Duke u rritur në një zonë rurale të Australisë, në Grafton, në jug-lindje të vendit, Tarrant u largua menjëherë, pasi babai i tij Rodney vdiq kur ishte rreth 20 vjeç. Që atëherë ai ka filluar të udhëtojë. Në të ashtuquajturin “manifest”, ai shkroi se kishte ngritur disa para me tregtinë me “bitcoin”. Shumë vende ka vizituar, përfshirë Pakistanin dhe madje edhe Korenë e Veriut, siç dëshmohet nga një fotograf që e kishte takuar atje.

Por janë sulmet terroriste që goditën Evropën midis viteve 2016 dhe 2017, që nxitën ideologjinë e tij neo-naziste dhe urrejtjen ndaj myslimanëve. “Diçka duhet t’i ketë ndodhur atij gjatë këtyre udhëtimeve” – ​​komenton kush e kujton atë nga shkolla.

Një nga miqtë e tij australianë, të cilët nuk e kishin parë për vite me radhë, thanë se para largimit, ai ka punuar si një trajner personal dhe ishte i obsesionuar në aftësitë fizike.

Në manifestin e tij, Tarrant e përshkruan veten si një “burrë i zakonshëm i bardhë”, i lindur nga një familje e përulur e klasës punëtore me origjinë skoceze, irlandeze dhe angleze. Ai thotë se nuk kishte interes të shkonte në kolegj pas shkollës. Babai i tij, Rodney, një atlet profesionist, vdiq nga kanceri në moshën 49 vjeçare, në vitin 2010, ndërsa nëna dhe motra e tij ende duhet të jetojnë atje.

Pas vizitës në Pakistan, në “Facebook” shkroi këtë post: “Një vend i pabesueshëm, i populluar nga njerëzit më të ndershëm, mikpritës dhe të përzemërt në botë”.