Aktualitet Profili i Admir Muratajt, Artan Hoxha tregon detaje nga jeta e tij

Profili i Admir Muratajt, Artan Hoxha tregon detaje nga jeta e tij

Admir Nikaj, apo siç njihet gjerësisht, Admir Murataj, iku si një njeri i rrezikshëm i botës së krimit, i vrarë pas aktit kriminal të radhës. Goditja e fundit që ai kreu ishte nga më të mëdhatë dhe më të guximshmet, fjalë të cila duket sikur kalojnë në plan të dytë krimin e rëndë.

Historia që do ngelet është ajo e një grabitësi inteligjent dhe të ashpër, një njeriu që përkuli shtetin plot 4 herë, duke krijuar fabul të denjë për Hollivudin.

Të gjithë sot e njohin si grabitësi i Rinasit, por ndoshta shumë pak e dinë që ai ka qenë një mësues shkolle dhe që më pas u shndërrua në grabitës. Për pak kohë, ai ka dhënë mësim në ciklin fillor në shkollën e fshatit të tij, në Çerem.

“Profesioni i çdo njeriu, ndikon edhe në formimin e tij, edhe intelektual, edhe marrëdhënie shoqërore, do të thotë arsimimi, por në këtë rast kemi të bëjmë me një person pak ndryshe”, tha Arben Hajdarmataj, ish-drejtor Policie.

“Përgatitja, niveli kulturor apo arsimor e bëri të kalonte në krahun tjetër e të kthehej në kriminel, ishte inteligjent, i ftohtë, kishte intuit, planifikues…”, tha gazetari Artan Hoxha.

Admir Murataj ishte një njeri që nuk mund të kënaqej me aq pak dhe vendos të emigrojë drejt Greqisë, vend ku u bë pjesë e botës së krimit. Fillimisht, ai ka punuar në shtetin fqinj në ndërtim. Në këtë profesion të rëndë, që bënin shumica e emigrantëve, Admiri nuk e gjen veten.

Të ardhurat që siguronte nuk e kënaqnin një njeri me ambiciet e Admirit. Për pak kohë ai provoi edhe biznesin duke marrë me qira një market por pa sukses.

“Më ka rënë rasti të shkoja në Greqi, kur iku nga mësues, e kam gjetur në një shtëpi me kushtet, shpija zbuluar, edhe pikonte te natën catia, dhe e mbulonim”, tregon Can Murataj, vëllai i Admir Muratajt.

Për herë të parë, emri i Admir Muratajt përmendet nga mediat greke në 31 Dhjetor të vitit 2012. E ashtuquajtura “banda me kallashnikovë” ku ai bënte pjesë, grabit me armë një karburant në fshatin Neo Monastiri Ftiotidas. Grupi ekzekuton rojën 45-vjeçar, vepër për të cilën policia greke akuzonte Muratajn.

“Banda e kallashnikovëve” kishte realizuar plot 9 grabitje në banka, banesa apo biznese të ndryshme me vlerë 2 milionë euro. Në disa raste, ky grup grabiste bankomatët duke përdorur lëndë shpërthyese.

Grupi zbulohet vetëm pak ditë pas vrasjes së rojës së karburantit, në Janar të vitit 2013.

“Grabitjeet që kanë kryer në Greiqi për kohë të gjatë i kanë bërë të fitojnë aftësi planifikimi, të jenë të aftë për të marë situata të tilla që tronditën opinion shqiptar”, tha Artan Hoxha, gazetar.

Ajo që i rriti reputacionin mes të fortëve Admirit, ishte arratia nga burgu i Trikalas në Greqi, më pak se 3 muaj nga dita e arrestimit. Ai së bashku me Ilir Kupën e bandës së babagjyshëve, Marjan Kolën dhe 9 shtetas të tjerë, prenë hekurat e qelive dhe dolën jashtë. Në perimetrin e jashtëm ata u ndihmuan nga disa persona që hapën zjarr dhe plagosën dy policë.

“Është krijuar një konflikt i jashtë, jashtë burgut, për të spostuar vëmendjen e policisë greke, në anën tjetër pejestarët e grupit kanë thyer regjimin e brendshëm, e më pas largohen, pa i dhënë mundësi policisë ti ndalojë”, tha Artan Hoxha./TCH