Bota Projeksionet për SHBA dhe Britaninë: Nëse nuk veprohet do të vdesin 40...

Projeksionet për SHBA dhe Britaninë: Nëse nuk veprohet do të vdesin 40 herë më shumë se gripi sezonal

Qeveria e Boris Johnson në Britainë e Madhe ka vendosur të ndryshojë politikë ndaj pandemisë së Covid 19. Sipas agjencisë së njohur “Reuters” shkak për këtë është bërë një studim i profesor Neil Ferguson, një ekspert i përhapjes së sëmundjeve infektive që u publikua dje më 16 mars.

Studimi jep disa projeksione shqetësuese për Britaninë e Madhe, por edhe SHBA duke vendosur kështu analogji dramatike me paralajmërimet e autoriteteve iraniane.

Konkretisht, nëse nuk merren masa kufizimi dhe desocializimi, në Britaninë e Madhe mendohet se do të vdesin 510 mijë njerëz që është diku 0.85% e popullsisë prej 60 milionë banorësh, ndërkohë që në SHBA mendohet se sipas të njëjtit projeksion do të vdesin 2.2 milionë njerëz, ose 0.67% e popullsisë që është referuar vdekshmërisë së gripit të fundit sezonal një shifër 40 herë me lartë.

Strategjia e mëparshme e qeverisë britanike që parashikonte izolim vetëm për rastet e dyshuara do të çonte në 250 000 të vdekur, një shifër që patjetër do të çojë në rrëzim të qeverisë dhe pse jo hapje të hetimit penal për mosveprim me pasoja jete dhe shëndetin publik. Këtu nuk mund të injorohet paraliza e sistemit shëndetësor që është e pashmangshme në raste pandemie.

“Studimi konstaton se 9% e njerëzve në moshat më vulnerabël si 80 vjeç e lart mund të vdesin nëse infektohen. Impakti në shëndet nga koronavirusi është i krahasueshëm me shpërthimin e gripit të 1918-ës”, citon Reuters.