Aktualitet Projekti i vitit 2012 afër Universitetit Bujqësor: Pallate në vend të shkollës

Projekti i vitit 2012 afër Universitetit Bujqësor: Pallate në vend të shkollës

Në tokën prej 35 mijë ha, në një pjesë të së cilës do të ndërtohet shkolla “Nënë Tereza” në Kodër-Kamëz, e cila ka përplasur Bashkinë e Tiranës me rektoratin e Universitetit Bujqësor, ishte planifikuar të ndërtohej një kompleks i madh me pallate 7-katëshe si dhe njësi shërbimi.

Të paktën këtë tregojnë pronarët e tokës, trashëgimtarë të dy motrave Sevasti e Parashqevi Qiriazi. Ata kishin lidhur një kontratë me një firmë ndërtimi për zhvilimin e kësaj zone. Bëhet fjalë për vitin 2012, kur qeveriste Partia Demokratike dhe në krye të bashkisë ishte Lulzim Basha.

Robert Dako, pronar i tokës, thotë: “Kemi pasur një kontakt. Atëherë konsiderohej si zonë multifunksionale nga KKRT-ja. Pasi na u kthyen pronat dhe kishim certifikatat, ne donim ta zhvillonim dhe u bë një projekt për një zhvillim të kësaj zone. Pastaj, nuk u gjetën fondet dhe u la”.

Zoti Dako konfirmon se prona që sot ka ngjallur debat ndërmjet dy institucioneve nuk është pronë e univeristetit dhe se rektori i Universitetit Bujqësor nuk ka asnjë të drejtë mbi atë pronë: “Jo vetëm që nuk është pronë e Universitetit, por Universiteti ka disa sipërfaqe të zëna me ndërtesat e tyre që janë në pronën tonë dhe nuk i kemi shqetësuar kurrë. Ai rektori është dikush që nuk njeh as pronën dhe as të drejtat e njeriut. Ai bën pronarin aty ku nuk i takon”.

Per hapesiren ku do te nder tohet shkolla , pronaret thonese jane shpronsuar dhe nuk kane asnje pretendim: “Qeveria e ka vlerësuar me çmimin e zonës dhe na ka shpronësuar”.

Për të kundërshtuar ndërtimin e shkollës, rektorati i Universitetit Bujqësor ka nxitur studentët që të protestojnë. Të mbështetur edhe nga Jamarbër Malltezi, ndërkohë që komuniteti mbron ndërtimin e dy shkollave për fëmijët e tyre.