Ekonomi Projekti për “Air Albania”- Fluturimet e para planifikohen në këto 5 destinacione?

Projekti për “Air Albania”- Fluturimet e para planifikohen në këto 5 destinacione?

Linja ajrore e re kombëtare shqiptare, Air Albania, e cila do të operojë vitin e ardhshëm me mbështetjen e Turkish Airlines, po planifikon të krijojë fillimisht linjën nga Tirana në disa qytete në ish-Jugosllavi, raporton “Exyuaviation News”, sipas Tv Scan.

‘Exyuaviation News’ citon kryeministrin shqiptar Edi Rama, sipas te cilit fluturimet nga Tirana do të jenë fillimisht në drejtim të Podgoricës, Prishtinës, Sarajevës, Shkupit dhe Zagrebit.

“Kur është fjala për rajonin, kryeqyteti shqiptar është i lidhur tashmë me dhjetë fluturime javore Adria Airways në Lubjanë dhe gjashtë fluturime javore operohen nga Serbia Air Beograd gjatë sezonit të dimrit. Shqipëria është një destinacion i suksesshëm për të dyja këto kompani dhe fluturimet nga Tirana janë gjithmonë të mbushura”, raporton Exyuaviation News, një portal i specializuar për cështje të aviacionit në rajon.

Kryeministri shqiptar Rama, sipas agjencise, shtoi më tej se linja ajrore e re do të ndihmojë në forcimin e lidhjes rajonale me fluturimet në Prishtinë, Shkup, Podgoricë, Sarajevë dhe Zagreb, si dhe me pikat e tjera në Evropën Perëndimore.