Kryesore Prokurori i ri i Përgjithshëm, del në skenë kandidati i parë që...

Prokurori i ri i Përgjithshëm, del në skenë kandidati i parë që do pasojë Arta Markun

Pas krijimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pritet të zgjidhet edhe Prokurori i ri i Përgjithshëm, qe do pasoje ne kete detyre Arta Markun, me mandat te perkohshem.

Gazetari i kronikës, Trashëgim Sokolaj, referuar disa burimeve ka theksuar se për këtë post do kandidojë Olsian Çela, i cili ka pasur perplasje te vazhdueshme me Markun.

“Çela është prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda , ndërsa ka pasur edhe përplasje me Prokuroren e Përkohshme Arta Marku pasi kjo e fundit vendosi për ta transferuar në një rreth, por KLP e shfuqizoi vendimin e Markut”, deklaroi ai ne emisionin ‘Arena’ ne Ora News.

Marku u zgjodh në krye të organit të akuzës në dhjetor të 2017-ës, vetëm me votat e mazhorancës. Opozita ka pasur gjithnjë rezerva për punën e saj, duke e akuzuar se është shndërruar në një notere të mazhorancës.