Aktualitet Prokuroria e Dibrës regjistron dosjen “184”

Prokuroria e Dibrës regjistron dosjen “184”

Pasi Krimet e Rënda shpallën moskompetencën, Prokuroria e Dibrës ka regjistruar dosjen 184.

Në fillim të shtatorit pritet të hidhet shorti mes dy prokurorëve.

Ndërkohë, sipas mediave drejtuesja e Prokurorisë së Dibrës, Esmeralda Keshi (Cani), nuk do të jetë pjesë e shortit për shkak të lidhjeve familjare me një nga personat në hetim për këtë dosje. Bëhet fjalë për Arben Keshin, i cili është kushëri i bashkëshkortit të kryeprokurores së Dibrës.

Transferimi i kësaj dosjeje në Dibër shkaktoi mjaft polemika, ndërsa opozita e cilësoi si ‘varrosje’.