Aktualitet Prokuroria e Tiranës, urdhër për shoqërimin me forcë të Lulzim Bashës

Prokuroria e Tiranës, urdhër për shoqërimin me forcë të Lulzim Bashës

Prokuroria e Tiranës ka dorëzuar në Polici kërkesën për shoqërimin e detyrueshëm të kreut të PD, Lulzim Basha, në datën 20 qershor.

Mëherët gjatë ditës, Basha refuzoi t’i përgjigjej thirrjes së Prokurorisë për t’u paraqitur në Prokurori. Në një letër drejtuar Prokurorisë së Tiranës, Kryetari i PD shpreh gatishmërinë për t’u paraqitur në Prokurori, sapo ajo të zbatojë me përpikmëri ligjin.

“Në njoftimin e Prokurorisë së datës 12 qershor nuk është zbatuar kërkesa e ligjit për prezantimin e fakteve qe kanë rezultuar deri tani nga hetimet për lobimin e PD në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thotë PD.

Për këtë arsye, Kryetari i PD i ka kërkuar prokurorisë plotësimin e njoftimit për paraqitje sipas ligjit.