Kryesore Prokuroria kërkon zgjatjen e hetimeve për Avdylajt

Prokuroria kërkon zgjatjen e hetimeve për Avdylajt

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar zgjatjen e afatit me 3 muaj për grupin e Avdylajve. Grupi i Avdylajve u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “VOLVO 4”.
Operacioni i arrestimeve të 22 tetorit 2018 u shtri në 12 qytete dhe u goditën anëtarët e 4 grupeve të skeduara kriminale. Gjatë këtij megaoperacioni u arrestuan 27 shtetas, ndërsa 6 u shpallën në kërkim, ndërsa në Has mundi të zbulonte laboratorin e heroinës më të madh në vend.

Nga zbulimi i laboratorit të heroinës në fshatin Brenogë të Hasit, policia mundi të sekuestronte 182.5 kg morfinë e ndarë në 175 pako, 22 litra lëndë e lëngshme që përdorej për prodhimin e heroinës.

Pas zbulimit të laboratorit në pranga ranë:
1. Vehbi Berushi, 57 vjeç
2. Flamur Çela, 48 vjeç
3. Xhevit Shuti, 48 vjeç
4. Mustaf Shuti, 76 vjeç
5. Anila Shuti, 42 vjeç
Gjithashtu në kërkim u shpallën 4 persona të tjerë, dy shtetas me kombësi turke, një kosovar dhe një shqiptar.
Mbi të arrestuarit rëndojnë veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” trafikim i narkotikëve” prodhim dhe “trafikim i lëndëve narkotike” në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale.

Kush janë të fortët e Shijakut?
18 të tjerë janë arrestuar për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Trafikim i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale, si dhe pastrim i produkteve të veprës penale.

Ata janë:
1. Jasin Kala, alias Jasin Avdyli, me pseudonimin“Cine”, nga Shijaku;
2. Shkëlqim Avdyli, me pseudonimin“Kiçi”, nga Shijaku;
3. Denis Llaftiu, nga Shijaku;
4. Fatos Llaftiu, nga Shijaku;
5. Hajri Seferi, nga Shijaku;
6. Petro Kuci, alias Abedin Kuçi, nga Delvina;
7. Ilirjan Prifti, nga Fieri;
8. Elton Shehaj, nga Tirana;
9. Armand Spiro, nga Tirana;
10. Astrit Balliu, alias Avdyli, Sulejmani, me pseudonimin “Titi”, nga Shijaku;
11. Altin Avdyli, me pseudonimin“Niçja”, nga Shijaku;
12. Saimir Gjepali, nga Shijaku;
13. Gjevi Ndoka, alias Xhevahir, me pseudonimin“Xhevi”, nga Lezha;
14. Esat Mehmeti, me pseudonimin“Çakja”, nga Fieri;
15. Saimir Sulejmani, nga Fieri;
16. Orges Jahelezi, alias Artan Elezi, me pseudonimin“Nita”, nga Tirana;
17. Elis Bahushi, nga Elbasani;
18. Elis Guri, nga Shkodra.
19. Artur Balla, nga Elbasani.