Aktualitet Prokurorja Doloreza Musabelliu konfirmohet në detyrë

Prokurorja Doloreza Musabelliu konfirmohet në detyrë

Prokurorja e Prokurorisë për Krime të Rënda, Doloreza Musbelliu u hetua nga KPK për të tre kriteret e rivlerësimit, përfshirë pasurisë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin. Në përfundim të hetimeve Komisioni i përbërë Alma Faskaj kryesuese, Firdes Shuli relatore dhe Pamela Qirko anëtare, ka vendosur konfirmim e saj në detyrë.

Gjatë seancës dëgjimore të së hënës ndaj Prokurores së Krimeve të Rënda, u evidentuan nga KPK disa mospërputhje në deklarimet vjetore të pasurive dhe mungesë burimesh financiare lidhur me krijimin e pasurive të bashkëjetuesit të prokurores.

Gjithashtu u relatua për një raport të dytë të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK në të cilin aludohej për korrupsion pasiv dhe dekonspirim, por KPK konstatoi se çështja ishte ende nën hetim dhe se nuk mund të konkludohet nëse ka pasur dekonspirim

Gjetjet e Komisionit dhe të DSIK-së u kundërshtuan nga prokurorja Doloereza Musabelliu. Ajo e cilësoi raportin e DSIK si dashakeqës dhe në kundërshtim me ligjin.

Musabelliu ka kryer Shkollën e Magjistraturës në vitet 2002-2005 dhe është emëruar më pas prokurore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ajo e ushtron funksionin në këtë prokurori prej 14 vitesh.