Aktualitet Prona fut në sherr dy vëllezërit në Fier

Prona fut në sherr dy vëllezërit në Fier

Një sherr për motive pronësie me dy vëllezërve ka ndodhur këtë mëngjes në qytetin e Fierit.

Në një njoftim për mediat autoritetet bëjnë me dije se në pranga ka rënë J.H. 59 vjeç dhe S.H. 61- vjeç banues në Peshtan.

Sipas Policisë arrestimi i tyre është bërë në flagrancë, pasi për motive pronësie kanë goditur njëri tjetrin me sende të forta.

Tashmë çështja ka kaluar në duart e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.