Ekonomi Pronat/ Rama, biznesit: Të çohet njëri e të thotë e fitova çështjen...

Pronat/ Rama, biznesit: Të çohet njëri e të thotë e fitova çështjen në gjykatë pa paguar

Kryeministri Edi Rama solli shembuj konkretë sot mbi çështjet e gjykuara keq nga gjykatat shqiptare.

I ndalur konkretisht tek çështja e pronave, Rama lexoi e komentoi disa vendime të dhëna nga Gjykatat mbi tokat në bregdet.

Le të çohet njëri këtu e të thotë e fitova çështjen pa paguar”,  kështu iu drejtua kryeministri biznesit lidhur me Gjykatën Administrative.

“E kërkuat me insistim, por thjesht u shtua një kasap më shumë në tregun e mishit të njerëzve. Ndryshon tek të tjerat, thjesht sepse rrjep me shpejt”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se për këto çështje e për shumë të tjera duhet që politika t’i hapë rrugë zbatimit të Vettingut.

“Të zhbllokojmë Vettingun, nuk është çështje politike, por e interesit kombëtar që këta mjeshtra e kthyen prej 20 e ca vitesh drejtësinë në tregun më të madh në këtë vend ku e drejta blihet ose shitet njësoj siç shitet e blihet mish duhet të marrin atë që meritojnë, duhet të zhduken nga rruga e këtij populli”, theksoi kryeministri.